Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin e Stade, në veri të Gjermanisë, shkruan A2 CNN.
Dy persona janë arrestuar, njëri prej të cilëve dyshohet si autori i ngjarjes, tha një zëdhënës i policisë. Policia bëri të ditur se nuk ka më asnjë rrezik për publikun.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve, përmes rrjeteve të tyre sociale, të shmangin zonën ku ndodhi ngjarja. Motivet e sulmit ende nuk janë të qarta, shtuan autoritetet.
Stade është një qytet me rreth 50 mijë banorë, i vendosur në perëndim të Hamburgut. (A2 Televizion)



