Mbrojtja kundërajrore ruse pretendohet se ka rrëzuar dy dronë në dhe rreth Moskës, një zonë që është shpesh cak i sulmeve ukrainase, ka bërë të ditur kryebashkiaku i kryeqytetit rus sot në mëngjes.
“Mbrëmë mbrojtja kundërajrore ka rrëzuar një dron në lagjen Mozhai në rajonin e Moskës. Një tjetër fluturake pa pilot goditi ndërtesën në ndërtim e sipër në qendër të Moskës”, njoftoi Sergey Sobyanin.
Sipas informacioneve të para, nga këto sulme nuk ka viktima, ndërsa agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se në qendrën e Moskës janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
“Ndërtesa në ndërtim e sipër në qendër në Moskës, është dëmtuar pjesërisht”, u tha nga kjo agjenci ruse e lajmeve.