Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë në Bardhë, Jake Sullivan, ka thënë për Financial Times se Ukraina do të fillojë një kundërofensivë në vitin 2025 me ndihmën e paketës së aprovuar ushtarake prej 61 miliardë dollarësh që dhënë nga Shtetet e Bashkuara.

Sullivan ka ngritur moralin e ukrainasve duke theksuar se ky vend “do të lëvizë përpara për të rikthyer territoret që janë nën kontrollin e rusëve”.

Financial Times shkruan se çfarëdo kundërofensive e re nga ukrainasit do të kërkonte paketë tjetër shtesë ushtarake nga aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet  e Bashkuara.

Paketa më e fundit ushtarake nga SHBA-të është ajo prej 61 miliardë dollarëve e miratuar nga Kongresi amerikan dhe nënshkruar nga presidenti Joe Biden.

Shtetet e Bashkuara aktualisht po zhvillojnë bisedime me vendet e G7-ës për të zhvilluar një paketë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, kështu të paktën ka raportuar Bloomberg gjatë 3 majit.

Muajin e kaluar në një intervistë të dhënë për Bild-in gjerman, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati thënë se ekziston plani për një kundërofensivë të mundshme, por një zhvillim i tillë do të kërkonte paketë shtesë të ndihmës ushtarake nga aleatët perëndimor.