Sulimani: Morët poste në emër të gjakut të dëshmorëve, dhe shkelët mbi familjet e tyre

Sedat Sulimani

Cili eshte statusi i deshmoreve 20 vjet pas luftes, me nje parti ne pushtet, qe thirret ne emer te luftes?
Cili eshte statusi i invalideve te luftes?
Ju, edhe invalidet e luftes i keni lene ne meshiren e “funksionarëve humanë” dhe njerezve te mire, qe t’i ndihmojne ne zgjidhjen e halleve te tyre shendetesore e jetesore.
Cili eshte statusi i familjeve te deshmoreve 20 vjet pas luftes se vitit 2001?
E dini çka dmth kjo?
Qe nje deshmor qe ka lënë femijë jetima nen moshen 10 vjecare, dmth te paaftë per tu kujdesur per vetveten, ju i keni neperkembur, duke u shkuar ne vizita nga pozicioni i funksionarit, duke iu dhene lëmoshë dhe keshtu duke u paraqitur se jeni ata qe perkujdeseni per ta (!!), e ne fakt, ju jeni ata qe keni marre pozita ne emer te gjakut te deshmoreve dhe keni shkelur mbi familjet e tyre. Ato familje dhe ata femije, eshte dashur te gezojne statusin e privilegjuar qe ua garanton gjaku i me te dashurve te tyre dhe jo “humanizmi” juaj! Ju asnjehere nuk do te arrini ta zgjidhni statusin e tyre, por edhe sikur ta bëni, ata tash jane te rritur dhe te afte per vetveten, por ju i neperkembet atehere kur me se shumti kishin nevoj per zgjidhjen e statusit financiar institucional dhe jo për lëmoshën tuaj.
LAVDI DËSHMORËVE!