Të dielën, në Shkup u zhvillua kampionati Ballkanik në karate për vendet e Ballkanit për kadet, junior dhe U21. Klubi i karatesë “Kushtrimi” nga Hasanbegu i Shkupit e përfaqësoi Maqedoninë e Veriut me tre garues, duke fituar tre medalje: një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Rudina Aliu shënoi sukses historic. Ajo pas 5 luftërave superiore, me rezultat bindës ndaj kundërshtareve nga shtete të ndryshme, në kategorinë kadete -54 kilogram u shpall kampione e Ballkanit.
Një rezultat për tu krenuar, kurse Azra Abdullahu në kategorinë juniore -59 kilogram arriti të plasohet në vendin e tretë, pas tre luftërave të shkëlqyera.
Rudina Aliu gjithashtu garoi edhe në ekipore për kadete, në kuadër të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, ku në luftën e parë arritën që të fitojnë kombëtaren e Shqipërisë, duke sigurur vend në finale, por atje u mposhtën nga Turqia.