Ndonëse ishin ftuar për të ndjekur takimin mes kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe ambasadorit të BE-së, Samuel Zhbogar, gazetarët janë dëbuar nga ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese, raporton TV21.
Ata u lejuan të incizonin shkurtë inserte nga takimi, ndërsa më pas pjestaret e sigurimit dhe të punësuarit tjerë në Gjykatë u thanë gazetarëve se ata nuk janë organizatorët e ngjarjes dhe se incizimi brenda objektit të Gjykatës nuk është i lejuar. Gazetarët kanë kërkuar që të qendrojnë në korridorin e Gjykatës, përkatësisht në vendin e paraparë për media, megjithatë, të punësuarit në Gjykatë nuk e pranuan as këtë kërkesë të tyre dhe i nxorrën jashtë.
Ndërkohë, ende nuk dihen arsyet e takimit takimit të diplomatit evropian me kreun e Gjykatës Kushtetuse.
Lajme Gazetarët dëbohen nga Gjykata Kushtetuese