Suedia dhuron mbi 1.1 miliard euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Qeveria e Suedisë do t’i dhurojë Ukrainës ndihma ushtarake me vlerë mbi 1.1 miliard euro.

Është pakoja më e madhe nga 16 që Suedia ka rënë dakord deri më tani, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo përbëhet nga pajisje që janë në krye të listës prioritare të Ukrainës,” tha zëvendëskryeministrja Ebba Busch.

Kjo përfshin mbrojtjen ajrore, municionet e artilerisë dhe automjetet e blinduara.