Suarez: Kthehem në Angli, vetëm nëse ky trajner më bën ofertë

Sulmuesi Luis Suarez duket i lumtur në Spanjë.

Suarez duket i lumtur në Spanjë dhe nuk mendon largimin nga Atletico Madrid.

Sulmuesi ka folur në një intervistë për “World Soccer Magazine” ku ndër të tjera ka folur edhe për kohën sa ishte pjesë e Liverpool.

“Të luaj për ndonjë ekip tjetër përveç Liverpool në Angli do të ishte e vështirë për mua. Unë kisha dhe shpresoj që akoma kam marrëdhënie të mira me tifozët e Liverpool”, tha ai.

“Do të kishte qenë e veçantë të fitoja kampionatin me “The Reds”, por jam i kënaqur që pritja e tyre për të fituar titullin tani ka mbaruar. Ata duken si një ekip që do të garojë për shumë sezone në nivelet më të larta të futbollit”, shtoi ai.

I pyetur për një largim të mundshëm nga Atletico Madrid ai tha:

“Për momentin po shijoj kohën time këtu. Më pëlqen këtu, jemi vendosur në Spanjë, nuk ka nevojë të mendoj që unë të largohem”, vazhdoi ai.

“Kur mendoj se sa mirë jam vendosur në Atletico dhe besimin që trajneri ka treguar tek unë, ishte lehtësisht vendimi i duhur për mua”, përfundoi Luis Suarez.