David de Gea më i paguari te Man Utd, ja sa merr

Portieri David de Gea është lojtari me pagën më të lartë te Man Utd.

Sipas ‘The Sun’, De Gea është lojtari më i paguar te Man Utd.

Portieri paguhet rreth 375 mijë euro në javë, në total rreth 19.5 milionë euro në vit.

Pas spanjollit, i dyti me rrogën më të lartë është transferimi i ri i “Djajve të Kuq” Jadon Sancho që pritet të përfitojë 350 mijë euro në javë apo 18.2 milionë euro në vit.

Në pozitën e tretë sa i përket më të paguarve te United renditet Paul Pogba, me pagë 290 mijë euro në javë, 15.1 milionë euro në vit.

Lista e plotë e ‘top 10’ futbollistëve më të paguar në “Old Trafford”.