Suarez do të transferohet te River Plate

Luis Suarez së shpejti do të jetë lojtari më i ri i klubit argjentinas, River Plate.

Suarez është një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin.

Uruguaiani kishte disa oferta, por sipas lajmeve që po qarkullojnë, thuhet se së shpejti ai do të jetë lojtari më i ri i River Plate, përcjell lajmi.net.

Raportimet nga Argjentina njoftojnë se klubi është shumë optimist për lëvizjen e 35 vjeçarit drejt tyre.

River Plate duket se e ka fituar garën për sulmuesin, pasi ishte edhe Ajax që e kërkonte me ngulm atë.