Interi refuzon ofertën e PSG-së për Skriniar

Interi ka refuzuar ofertën e Paris Saint Germain për Milan Skriniar.

Drejtuesit e klubit parisien janë shumë të interesuar për qendërmbrojtësin e Interit, Skriniar.

Ata kanë shfaqur interesim serioz drejt tij, por ‘Nerazzurrët’ po shfaqin probleme.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, PSG i ka ofruar Interit 60 milionë euro dhe Julian Draxler, por ata kanë refuzuar këtë propozim, përcjell lajmi.net.

Klubi nga Milani janë të qartë ata duan 70 milionë euro nga drejtuesit parisien, ose do të dëgjojnë oferta të tjera për sllovakun.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja në mes dy klubeve.