Suarez – Barcelona, vjen befasia nga Koeman

Luis Suarez mund të mbetet te skuadra e Barcelonës.

Ronald Koeman sot do ta publikojë sot listëne futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Girona.

Risia e madhe mund të jetë prezenca e sulmuesit Luis Suarez, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”, transmeton lajmi.net.

Ylli uruguaian në periudhën e fundit ka qenë në prag të largimit nga klubi pasi raportohej se nuk zë vend në planet e Koemanit.

Mirëpo, së fundmi spekulohet se janë shtuar gjasat për qëndrimin e tij në Camp Nou.

Pas problemeve për blerjen e Lautaro Martinez nga Inter dhe vështirësive për angazhimin e Memphis Depay, Barcelona nuk mund të largojë sulmues pa sjell një zëvendësues.