Stuhi e fuqishme në Qipro, një person humb jetën – dy të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë shpëtuar pasi një stuhi dhe deti i trazuar shkaktuan përplasjen e tri varkave me shkëmbinj dhe fundosjen e tyre në brigjet e Qipros të shtunën, raportojnë mediat lokale.

Një burrë u nxor pa vetëdije nga deti nga një helikopter shpëtimi pranë Kepit Greko, në bregdetin juglindor të ishullit. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai më vonë u shpall i vdekur, shkruan Reuters, transmeton klankosova.tv.

Sipas raportimeve, kushtet e vështira atmosferike, stuhia dhe dallgët e forta në det krijuan rrezik të madh për varkat, duke bërë që ato të përplaseshin me shkëmbinjtë dhe më pas të fundoseshin.