Stuhi e fuqishme godet Ohrin, rrëzohen katër drunjë në Qendrën për Sëmundje Kardiovaskulare

Moti i keq që përfshiu gjithë territorin e Maqedonisë pasditën e sotme ka shkaktuar dëme në qytetin e Ohrit.

Stuhia e shkurtër por e fuqishme, me shi dhe erë që goditi Ohrin, bllokoi hyrjen në Qendrën për Sëmundje Kardiovaskulare, pasi shkuli nga vendi 4 drunjë.

Ekipet e ndërmarrjes publike “Komunalec Ohër” aktualisht po pastrojnë terrenin.

“Katër pemë të mëdha me gjelbërim të përhershëm u shkulën nga stuhia që goditi qytetin dhe ranë mbi një makinë dhe hyrjen e spitalit”, tha kompania.

Sipas informacioneve, ekipet e tyre kanë pastruar edhe lokacione të tjera nëpër qytet, përfshirë një pemë të rënë në rrugën “7 Nëntori”.