Struga me rrethinë përsëri pa ujë për pije

Me afrimin e verës, banorët e Strugës përsëri po përballen me probleme të furnizimit me ujë. Ata që jetojnë në katet më të larta të ndërtesave thonë se shpesh nuk kanë ujë ose ujin që e marrin është me presion shumë të ulët. Probleme ka në pjesë të ndryshme të qytetit.

“Çdo ditë nuk kemi ujë. Ngriheni në mëngjes, nuk ka ujë. Vjen pasdite rreth orës 14-15 edhe atë me presion të ulët…”

Reagojnë edhe gastronomët. Thonë se problemi me furnizimin me ujë krijon probleme në funksionimin normal të tyre.

Shpesh nuk kemi presion. Kur nuk kemi presion, nuk mund të bëjmë kafe për njerëzit. Është koha që njerëzit nga Proakva të ulen dhe të zgjidhin problemin sepse po vazhdon për një kohë shumë të gjatë”, tha Ilker Gavaz, gastronom.

Struga me probleme dhe kufizime në furnizimin me ujë është përballur edhe gjatë dimrit. Ndërmarrja publike Ujësjellësi dhe Kanalizime atëherë premtoi se punon në zgjidhjen e problemit duke gjetur mënyra alternative të furnizimit. Një nga opsionet ishte tërheqja e ujit nga liqeni, por nuk ka para për projektin. Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, Dashmir Nasufi, për Alsat tha se këto ditë nuk ka ujë për shkak të sanimit të sistemit të vjetër të ujësjellësit. Gjithashtu pretendon se uji është keqpërdorur në shumë vende, kështu që nga nesër gjashtë skuadra do të shkojnë në terren për të gjetur lidhjet e paligjshme.