Stresi shpreh ngushëllime për familjen Bunjaku, dhe rrespekte për Policinë e Kosovës

Stresi është njëri nga reperët e rrallë që kur vie puna për “vatanin” gjithmonë ka një mendim lidhur me situatën.

Pas situatës në veri të Kosovës, reperi ka dy fjalë, shkruan lajmi.net.

Ai ka dërguar ngushëllime për familjen e policit të vrarë ditën e djeshme, e gjithashtu edhe rrespekte për Policinë e Kosovës.

Gjithashtu ai ka publikuar edhe një imazh të një sulmuesi serb i cili ka mbetur i vrarë nga Policia e Kosovës.

Atij i ka vendosur “X” me flamurin shqiptar./Lajmi.net/