Stresi ka një pyetje për fansat lidhur me koncertet e reja

Stresi iu drejtua fansave me një pyetje rreth koncerteve.

Reperi Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat njofton fansat për çdo të re rreth tij, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai u përfol lidhur me pjesëmarrjen në protestë në Tiranë, madje u shpall në kërkim nga policia.

Por, së fundi, artisti udhëtoi drejt Turqisë, teksa nuk munguan fotografitë na atje, e mëngjesin e sotëm duket se mori rrugën për diku tjetër.

Stresi publikoi një video, në të cilën pyet fansat se në cilin vend të Anglisë dëshirojnë t’i mbajë koncertet e reja.

“Ne cilen vend te anglis I doni koncertet a jau premtova qe do vi 🙏🙏🙏”, ka shkruar ai.

Ndryshe, “Archimed” titullohet kënga e fundit e Stresit, e shoqëruar edhe me videoklip.