Kjo është komuna e radhës ku Labinot Tahiri dhuron aparatura për furnizim me oksigjen

Labinot Tahiri ka njoftuar se dy aparatura do t’i dhurojë edhe në Kamenicë.

Këngëtari Labinot Tahiri, mëngjesin e sotëm me anë të një postimi në Facebook, tha se sot është një ditë gëzimi, shkruan lajmi.net.

Ai tha se banorët e disa fshatrave të Ferizajt do i gëzohen asfaltimit të një rruge, për të cilën ai kishte këmbëngulur shumë.

Po ashtu, ai tha se menjëherë do të niset për në Kamenicë, ku do të takohet me kryetarin Qëndron Kastrati dhe do i dhurojë dy aparatura për prodhimin e oksigjenit.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Përshëndetje!
Se pari ju falenderojë shumë për ato mijera urime për ditëlindjen time!
Zoti ju bekoftë.
Sot, pas ditelindjes sime menjeherë një ditë gëzimi, ku sot banorët e fshatrave Tërrën etj, po festojnë ditën e shumë pritur duke iu asfaltuar kjo rrugë!
E mbani mend mirë këmbnguljen time dhe të gjithë atyre njerëzve që dilnim në protesta!
Sot, ishim se bashku me Kryetarin e nderuar të Ferizajt z.Agim Aliun, deputetja e nderuar e cila ishte vazhdimisht në protesta për këtë rrugë; Saranda Musliu dhe shumë pjesëmarrës.
Urime banorëve , dhe mos harroni kurrë , se gjërat e drejta do të vijnë gjithmonë në vendin e tyre.
Tani po nisemi me ekipën time nê Kamenicë, ku do të takohemi me krytarin e nderuar Qëndron Kastrati, pêr ti dhuruar donacion dy aparatura që prodhojnë oksigjen!
Mirupafshim!
Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë!”.