Strazimiri: Rama, aleati serioz i NATO-s që sot i hapi dyert rusëve, s’do t’ia dijë për Ukrainën

Deputeti demokrat Gent Strazimiri shkruan në rrjete sociale se kryeministri Edi Rama pavarësisht luftës në Ukrainë, i ka hapur dyert rusëve për sezonin turistik.

Strazimiri bën një krahasim të deklaratave të Ramës i cili një muaj më parë njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore për avionët e Rusisë.

Por sot kreu i qeverisë iu ka hapur dyert rusëve pavarësisht asaj që po ndodh në Ukrainë dhe masakrës së Vladimir Putin atje.

“Mbyll hapësirën ajrore, dhe hap dyert. Ky është fiks aleat serioz i NATO-s, në mbështetje të Ukrainës dhe sanksioneve ndaj agresorit rus… P.S. nuk është hiç “gabim përkthimi”…”-shkruan Strazimiri.