Mot me diell

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Pasdite në pjesët verilindore do të ketë rritje lokale të vranësirave të ndjekur me shi. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 16 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 7 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 26 gradë Celsius.