Stradner: Çdo lider pro-perëndimor në Serbi është vrarë

Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë, ka thënë se çdo lider pro-perëndimor në Serbi është vrarë.

Ajo ka përmendur rastin e Zoran Gjingjiqit, ish-kryeministrit të Serbisë, që u vra më 12 mars të vitit 2003.

“Çdo lider pro-perëndimor në Serbi është vrarë. Zoran Gjingjiq (idhulli im) u vra pasi donte që Serbia të ishte në Perëndim. Nëse ka ndonjë dyshim për këtë, ja si i sheh Rusia liderët serbë historikisht dhe pikëpamjet e tyre për Kosovën”, ka shkruar në Twitter, Stradner, ndërsa ka shpërndarë një postim të gazetarit rus Andrey Medvedev.

Medvedev kishte reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që kishte folur për “përgatitjen e dobët të Rusisë për operacionin në Ukrainë”.

 

 

Por, Medvedev në Telegram ka shkruar se s’ka pasur asnjë politikan serbë, me përjashtim të Gjingjiqit, të cilën e quajti klon të Alexey Navalnyt, që nuk ka dashur ta kthejë Kosovën.

“Edhe properëndimori Tadiq, në një bisedë personale, me kamerë të fikur, më tha me kujdes se çështja e Kosovës me shumë mundësi do të duhej të zgjidhej me forcë”, ka shkruar Medvedev.