Flamuri i Maqedonisë së Veriut ngritët para selisë së NATO-s

Flamuri i Maqedonisë së Veriut tashmë është ngritur në selinë e NATO-s në Bruksel, me çfarë edhe u shënua aderimi i vendit tonë në Aleancën Veriatlantike. Pas ceremonisë, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se vendi po i bashkëngjitet Aleancës më të fuqishme të sigurisë.

“Flamuri i Maqedonisë së Veriut është simbol i sigurisë dhe prosperitetit të vendit tonë. Me të vërtetë ne sot po zhvillojmë një betejë tjetër , betejë me virusin korona por për një moment do të ndalemi dhe do të festojmë. Sot është një ditë që do të mbahet mend, ditë e historisë, ditë kur flamuri ynë iu bashkëngjit atyre të aleancës veriatlantike. Aleancës më të madhe të sigurisë në historinë e njerëzimit”, tha mes tjerash Spasovski.