Statistikat e Harry Kane tregojnë problemin kryesor të Kombëtares së Italisë

Ylli i Anglisë, Harry Kane, ka shënuar 37 gola për Bayern Munich këtë sezon, më shumë se të gjithë qendërsulmuesit e thirrur së fundmi nga Luciano Spalletti.

Sky Sport Italia ka krahasuar statistikat e Kane këtë sezon me ato të sulmuesve italianë të thirrur së fundmi nga Spalletti, duke theksuar se anglezi e ka gjetur rrjetën më shumë herë se të gjithë sulmuesit e Italisë së bashku.

Në sezonin e tij të parë në Bayern Munich, Kane ka shënuar 37 gola në të gjitha garat, ndërsa Lorenzo Lucca (7), Gianluca Scamacca (6), Ciro Immobile (6), Mateo Retegui (6) dhe Giacomo Raspadori (4) kanë shënuar 29 gola së bashku.

Scamacca dhe Immobile nuk u thirrën nga Spalletti për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Ekuadorit në mars.

Kane gjithashtu ka shënuar më shumë gola se të gjithë anësorët e Italisë së bashku: Federico Chiesa (7), Vincenzo Grifo (11), Riccardo Orsolini (9), Mattia Zaccagni (4) dhe Nicolo Zaniolo (2).

Golashënuesi më pjellor i Italisë në Serie A është Andrea Pinamonti i Sassuolos, i cili ka shënuar nëntë herë por nuk është thirrur kurrë nga Spalletti.