Statistikat e favorizojnë Messin për Topin e Artë

Lionel Messi vlerësohet të jetë njëri nga lojtarët më të mirë në vitin 2021, sipas statistikave.

Messi, është lojtari që ka shënuar më së shumti gola (16) në vitin 2021 dhe në të njëjtën kohë ka bërë më së shumti asistime (9), përcjell lajmi.net.

Robert Lewandowski është lojtari tjetër që ka shënuar 26 gola, derisa Kylian Mbappe është në kuotën e 23 golave.

Megjithatë, të dy ‘çalojnë’ sa i përket asistimeve, driblimeve dhe topave të gjatë.

Në këtë listë janë të përfshirë gjithashtu edhe sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku dhe mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne.

Image