Bale ka në mendje një plan, zbulohet e ardhmja e tij

Gareth Bale planifikon të qëndrojë sezonin e ardhshëm në Real Madrid dhe të përmbushë vitin e tij të fundit të kontratës me ekipin nga kryeqyteti i Spanjës

Futbollisti, pavarësisht se është i lumtur në Londër me Tottenhamin, plani i tij do të ishte të luante me ‘Los Blancos’ vitin e ardhshëm, raporton Todofichajes, përcjell lajmi.net.

As Tottenham nuk duket të jetë shumë e interesuar në blerjen e ylli Uellsian, kjo për arsye se duhet të shpenzohet shumë në të dhe Spurs janë në një situatë jo të mirë financiare.

Vendimi i Bale mbi largimin nga Real Madrid do të ndryshonte vetëm në qoftë se largohet edhe Zidane.

Për shembull, as gruaja e tij dhe as fëmijët e tij nuk janë larguar nga kryeqyteti i Spanjës dhe Bale është i kënaqur që të kthehet në Madrid, tani mbetet të shihet nëse Florentino Pérez mendon të njëjtën gjë.