Stambolli i Rilindësve të parilindshëm dhe Shqiptarët e Turqisë, të harruar!!!

Shkruan: Xhafer Ymeri, Basel/Kumanovë

Mbyllja apo ndërprerja e veprimtarisë së të vetmës, Qendrës kulturore të Kosovës në Stamboll!

Kur mësova për librin «Shqiptarët e harruar në Turqi» e të nderuarit, punëtorit të palodhshëm, Shqiptarit të pavdekshëm, qytetarit të ndershëm dhe besnik të Turqisë zotri Qamil Bytiqi, nuk u durova pa fluturuar nga Baseli për Stamboll, për t’a njohur, përqafuar vllazërisht dhe për ta përgëzuar për këtë vepër me shumë rëndësi dhe vlerë.
Me plotë vetëdije vendosa t’a pagëzoj këtë shkrim mu kështu, i bindur se do të hasë në kujdesë dhe mirëkuptim te ata lexues të vëmendshëm të cilët me Turqinë i lidhin motrat dhe vëllzërit tanë, migrimi i të cilëve kishte filluar që në vitin 1453 kur Stambolli u pushtua nga Perandoria Osmane edhe pse qysh atëherë shqiptarët ishin ata që i shërbyen Perandorisë Bizantine të cilët paskan folë SHQIP!

Mbështetur në dëshmitë e dhëna në librin e lartëpërmendur shihet se shpërnguljet e para në tuba më të mëdha shqiptarësh nga tokat e Shqiptarisë kishte vazhduar nga vitet 1486-1515 të cilët qenkan pas vendosë dhe jetokan sot e kësaj dite në qytetin Rize buzë bregdetit në fund të Detit të zi afër Gjeorgisë, 1’141 km larg Stambollit.
Pra me Turqinë dhe Stambollin, na lidhin ato disa miliona shqiptarë që atje jetojnë me nderë dhe në paqë, (më shumë se këta që kemi mbetë si kukubajka të shpërndarë nëpër shtetëzet-drzhaviçkat e shkelura dhe sot e kësaj dite të drejtuara nga sërbo-rusosllavi e që kemi humbë edhe kuptimin dhe ndjenjat për ATDHE!)
Të madhit Hoxhë Hasan Tahsinit dhe RILINDËSIT tanë të parilindshëm, studentve dhe miqve të tijë si vllezërit Frashëri Abdyli, Naimi dhe Samiu, K.Kristoforidhi, Vaso Pasha, J.Vreto,dhe K.Hoxhin. Dhe Syrja Bej Vlora, Eqrem Bej Libohova, Esat Pasha, Hasan Prishtina, Nexhip Draga dhe Ismail Qemali i cili e jetësoi pavarësinë e Shqipërisë edhe pse londoneze! Mik, mësues dhe frymëzues i tyre ishte i mençuri dhe i madhi Hoxhë Hasan Tahsimi për të cilin Osmanologu i njohur nga St.Petersburgu Smirnof mbasi që kishte pas nderin ta njohe e kishte pas krahasuar me Llomonosovin e Rusisë Cariste edhe pse atëherë Perandoria Osmane ishte shumë më e madhe se ajo cariste…
Po filloj me plagën më të dhimbshme të Shqiptarisë, me Çamërinë e cila si e gjithë Greqia ishte e banume me Shqiptarë, Arvanitas por me Marrëveshjen e vitit 1923 të Lozanës grekofilët e pashpirtë, stërgjyshët e këtyre të sotit me rrafje, burgosje, vrasje më të panjerëzishme përzunë me dhunë afër 1 milion shqiptarë të besimit mysliman, ua plaçkitën pasuritë dhe në shtëpitë e tyre, në trojet e tyre i vendosën kinse 10’000 grekë (shqiptarë ortodoks) të cilët për hirë të plaçkave harruan se me ata myslimanë kishin të njëjtën gjuhë dhe gjak!
Me 1 dhjetor të 1877 Principatës Sërbe i paska paas shku për dore që për 26 ditë të robëroj Sanxhakun e Nishit dhe Sanxhakun e Pirotit dhe dhe paska pas bë pastrime etnike të paparamendueshme për njerëzimin! Në 714 katunde dhe 6 qytete si Nishi, Piroti, Leskoci, Vraja, Përkupla dhe Kurshmlia me ç’rast Sërbia qenka zgjëru për 10’850 kilometra katrorë.

Deri sa i mençuri, plaku mjekërrbardh me bashkatdhetarët bëheshte gati ta shpalle pavarësinë e vetëm të një pjese nga tokat e shqiptarisë, nga nëntori 1912 deri 1914 u vranë 206’000, u plagosën 58’807, u burgosën 43’366 dhe u për Turqi me dhunë u përzunë-dëbuan 270’651 shqiptarë. E mu këta stërgjyshërit e evropës tonë “të civilizuar!”, turr e vrap i vunë në shërbim 395 anije që sa më parë t’i shporrin sa më shpejt e më lehtë shqiptarët nga shqiptaria e nemur dhe e lame me gjak në tokat e Anadollisë!!!
Marëveshja (konventa) e Lozanës e 23.XI.1923 për ndërrimin e popullatës midis Greqisë dhe Turqisë nuk ishte e suksesshme sepse me këte nuk përfshiheshte mbretëria Sërbosllave (atëherë nuk kishte Jugosllavi) dhe me 23.XI.1933 në mënyrë tinzare paskan lidhë marëveshje të drejtëpërsëdrejtë me Turqinë për t’i dexhallu dhe dhumpiru «elaboratet» shqiptarozhdukëse dhe shkatrruese ndaj shqiptarëve.

Simbas kësaj marëveshje deri në vitin 1941 në Turqi u shpërngulën me dhunë 260’000 shqiptarë prej të cilëve 179’345 me pasaporta.
Vetëm nëpër frontet partizane të jugosllavisë vdiqën më shumë se 50’000 djem shqiptarë prej tyre vetëm në Tivar mbi 4’000, gjaku i të cilëve ende nuk është la as udhëve e as detin malazez!
Dhe nga viti 1945 deri 1946, me urdhërin e Rankoviqit si dhe bashkëpunëtorëve të tij besnik si Llazar Kolishevski, Kërste Cërvenkovski, Llazar Mojsovi (me gjasa Mojsiu) dhe Kiro Gligorovi, në emër të Elaborateve shqiptarëzhdukëse të garashaninit, çubriloviqit, andriqit e rankoviqit u vranë 22’730 burra, gra dhe fëmi shqiptarë nga Drenica, Bihori, Prishtina, Mitrovica, Sanxhaku, Shkupi me rrethinë, Ferizaji, Gostivari, Rahoveci, Kumanova, Kërrçova, Dragashi, Presheva dhe Llapi.

Vetëm mbas marëveshjes të ashtuquajtur Xhentelmen midis Tito-Kypryly (Küprülü) për Turqi u dëbuan 415’250 shqiptarë nga tokat e shqiptarisë! Shtëpitë, kopshtet, arat e këtyre shqiptarve ua dhuruan 62’612 kolonistëve sërb të sjellur me vullnet dhe me me shpërblime në Dardani (Kosovë) dhe 32’600 kolonist të tillë të shpërndarë dhe të shpërblyer poashtu me shtëpitë, kopshtet dhe tokat shqiptare në maqedoni. Mos harroni se deri në vitin 1966 ka pasë shpërngulje të shqiptarve për Turqi. Bile mbasi me vërejtjen e kreut politik të Kosovës që të ndërpritet dëbimi i tillë Rankoviqi me ndihmën e bashkëpunëtorve dhe vëllezërve të vet si Kolishevski, Cërvenkovski, Gligorovi, Mojsovi (Mojsiu) çelën derëzën e vogël (kapëxhikun) që nëpërmjet shkupit të vazhdoje shpërngulja për Turqi.
Edhe lapsi edhe letrat kanë dhimbje t’i mbajnë këto shënime të dhimbshme të cilët nuk i ka përjetu asnjë popull as kombë në botë. Këto të dhëna shkencore dhe të besueshme të studjuara dhe të dëshmuara nga i nderuari Prof. Haki Bajrami i rikujtova vetëm e vetëm për t’i përkujtu arsyet e shpërnguljes nga dhuna dhe zullumi greko-sërbo-rusosllav i gjith atyre shqiptarve për në Turqi! Për t’i shpëtu jetat dhe shpirtat e pafajshëm të të gjitha këtyre familjeve me gra, burra dhe fëmi e kishin të vetmën udhë çelë Turqinë e cila me dyrë çelë me dashuri dhe me dhimbje i priti, i strehoi në shtëpitë, kopshtet dhe tokat e veta dhe sot e kësaj dite po i nderon si qytetarë shumë të besnik edhe ndaj turqisë por me ndjenja të pashuara të shqiptarisë!!!

Kurrë nuk ushtroi dhunë ndaj tyre, as zogun e pulës nuk ua vrau! Dhe kur bota e «civilizuar» sikurë nuk dinte se kush dhe ku janë shqiptarë Turqia ishte i vetmi vend ku shqiptarë janë të dashëm, të nderumë me të cilët edhe shoqërohen edhe miqësohen dhe bashkëjetojnë. Mbas masakrës së Sopotit ku më 4 nëntorë të vitit 1944 ku parizanët komunist maqedono-sërb pushkatuan me pashpirtësinë më të panjerëzishme 64 burra, djem dhe dhe fëmi u dund-shpërngul i gjith Sopoti për Turqi!

Do të bëja mëkat (gjynah) të madh të mos e përmendja luftën e fundit ku 993’588 shpirta u strehuan nëpër shtëpi dhe çadra në Shqipërisë, Maqedoni, Mal të zi, Bosnjë, Kroaci dhe Slloveni. Në Kosovë mbi 11’840 të vrarë, 1882 plaka dhe pleq mbi 65 vjeç, 1’392 fëmi, 296 deri në moshën 5 vjeçare, 1640 të pagjetëm, me mijë të plagosëm, 20’499 vajza dhe gra të dhunume në mënyrë më të pashpirtë. Dje gjithë ato shtëpi, shërimore, shkolla, biblioteka, dëshmiruajtëse, xhami e teqe të kallme dhe rrënume.
Nga 993’588 të dëbumë jashta kufive, të strehumë nëpër çadrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë prej tyre 92’350 refugjat lufte u strehuan nëpër shtetet e popujve miq nëpër botë, vetëm në Gjarmania 14’000 dhe në dhe Turqia 18’000. Borxh ua kemi Dëshmoreve dhe Dëshmorve që për ata t’i lutemi Zotin që t’i shpërblejë për meritat që jetën ua falën lirisë së Atdheut, LAVDI!

Më në fund edhe këtë: Në vend se «partiçkat dhe qeveriçkat tona» të zgjohen, vetëdisohen dhe të bashkohen për të hapë përfaqësia dhe qendra kulturore edhe nëpër strehimoret e mërgatës nëpër botë, kurse në Turqi ku është numri më i madh i shqiptarve t’i hapin së paku edhe në Bursë, Izmir dhe Ankara e jo t’a mbyllin edhe të vetmën ate të Stambollit, mu tash dhe në këtë kohë kurë edhe deri sot e kësaj dite po zgjohet vetëdija dhe dashuria e tyre për prejardhjen dhe ndjenjat e stërgjysheve dhe stërgjyshve të tyne!!!

Nga burimet e dëshmume shkencore të H.Bajramit, E.Kocaqit dhe N.Pllana.