Sporti kumanovar në zi, ndërron jetë punëtori i palodhshëm sportiv Qenan Ameti

Ka ndërruar jetë në moshë 65 vjeçare një nga ikonat e sportit kumanovar, Qenan Ameti. Ai që në moshë të re ka filluar futbollin, ku është pikasur si futbollist i klubit “Bratstvo-Mërgimi”.
Ai nuk është ndarë nga futbolli edhe pas përfundimit të karrierës aktive. ka vazhduar karrierën si trajner i klubeve kumanovare, “Mërgimi”, “Milano”, kurse nga shkolla e tij “KF Kumanova” kanë dalë talent të njohur të futbollit.
Ai ka qenë edhe pjesë e Shoqatës Kulturore Artistike “Bajram Shabani”.