Pendarovski tërheq ushtrinë prapa, pasi Kuvendi nuk e vazhdoi gjendjen e krizës

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka tërhequr prapa ushtrinë e Maqedonisë së Veriu e cila ishte angazhuar në terren për të luftuar krizën me emigrantët.

Kjo, siç sqarojnë nga Kabineti i presidentit, vjen pasi dje Kuvendi nuk e ka miratuar Ligjin për vazhdim të gjendjes së krizës.

“Duke e pasur parasysh, se gjendja e krizës e shpallur në kufirin jugor dhe verior, që lidhet me krizën e emigrantëve, përfundoi mbrëmë në mesnatë, kurse Kuvendi nuk ka sjellë vendim për vazhdimin e ssaj, përfundoi të vlejë baza juridike për angazhim të deritanishëm të Armatës në sigurimin e kufijve të shtetit”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të presidentit, transmeton TV21.

Shton se armata do të vazhdojë të jetë e angazhuar për gjendjen e krizës së shpallur për pandeminë e Covid-19.

Nëse Kuvendi sjell vendim për vazhdim të gjendjes së krizës për krizën me emigrantët, Komandanti i forcave të armatosura do t’i japë urdhër Armatës për kryerjen e detyrave të deritanishme./TV21