Sport: Neymar i pa thënë ‘PO’ Barcelonës

Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona.

Braziliani përsëri i ka dhënë epërsinë kthimit në ‘Camp Nou’, për të luajtur me Lionel Messin, dhe do të bëjë presion ndaj PSG sa më shumë që të jetë e mundur, në përpjekjen për t’u larguar.

Sipas Sport, Barcelona tashmë e di se Neymar dëshiron rikthimin, dhe se ka marrë miratimin e tij, përcjell lajmi.net.

Por, kjo është vetëm zgjidhje e një pjese të problemit, pasi tash duhet të arrihet një marrëveshje me PSG-në.

Të gjitha burimet e bisedimeve thonë se çmimi i Neymar po vlerësohet rreth 180-200 milionë euro, gjë që komplikon rikthimin e tij në ‘Camp Nou’.

Barcelona janë të interesuar edhe për yllin e Interit, Lautaro Martinez.