SPB Tetovë: Mbyllet objekti hotelierik në autostradën Tetovë-Gostivar

Dje (5-Prill) prej ora 20:30 deri në ora 21:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer në aksion kontrolli në një objekt hotelierik, i vendosur përgjatë autostradës Tetovë -Gostivar, në pronësi të R.B. 46-vjeç nga Gostivari.

Siç njofton Policia e Tetovës, në objektin hotelerik janë gjetur 11 mysafirë, të cilët ishin duke u argëtuar nga një orkestër me pesë këngëtarë dhe valltare (katër shtetase të Maqedonisë dhe një nga Bullgaria) si dhe një këngëtar.
SPB-Tetovë njofton se, pronari i objektit është privuar nga liria dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatitet një parashtresë adekuate për “mosveprimin sipas rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie” (neni 206 i Kodit Penal).

Në objekt sipas Policisë së Tetovës, ka qenë e arrestuar edhe një shtetase e Bullgarisë N.N.T. (27) për shkak të abuzimit me qëndrimin turistik. Kurse objekti hotelierik është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. /KlanMacedonia