Cipras: Pa “Prespën” Turqia do të ishte në kufirin verior

Jam krenar që Greqia mbindërtoi dinamikën e saj gjeopolitike në pesë vitet e vështira derisa ishim në pushtet dhe që pas vetes la një marrëveshje shumë të rëndësishme – Marrëveshjen e Prespës, ka thënë lideri I SIRIZA-s, Aleksis Cipras, në intervistën për televizionin grek “Kontra.

Sic transmeton KlanM, njoftimin e korespodentes së MIA-s nga Athina, ish-Kryeministri Cipras, duke u prononcuar për politikën e jashte të Greqisë ka përmendur edhe Marrëveshjen e Prespës duke thënë se “disa kanë aktruar edhe pse e kanë ditur se është një marrëveshje pozitive, luftuan kundër saj deri në momentin e fundit për shkak të përfitimeve politike”

“Përse jam krenar? Për shkak se e di se vendi nuk e ka Turqinë në kufirin verior. Disa muja më vonë u dëshmua se Turqia nuk është vetëm në lindje, por edhe në jug, në Libi. Do të ishte edhe në kufirin tonë verior, do të ishte dhe në vendin që sot është mike e Greqisë, kurse forcat e armatosura greke mbikqyrin hapësirën e saj ajrore, respektivisht Turqia do të ishte në Maqedoninë e Veriut” – ka deklaruar Cipras.

Në intervistën e mbrëmshme, sic transmeton KlanM, Ciprasi ka përmendur tre Memorandumet që dalin nga Marrëveshja e Prespës, kurse thuajse shtatë muaj presin të ratifikohen në Parlamentin grek, duke pësëritur pozicionin e tij se cdo votë pozitive nga 158 deputetët e Demokracisë së Re, do të jetë një kërkimfalje për qëndrimet e tyre derisa ishin në opozitë. /KlanMacedonia