SPB Tetovë: Gjatë muajit mars sanksionohen 1892 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve në komunikacion

Gjatë muajit mars të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës, në dymbëdhjetë kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara të veprimit kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 1892 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve në komunikacion, gjegjësishtë 210 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në aktivitetet e kontrollit të zhvilluara muajin e kaluar dhe për shkelje të konstatuara janë përjashtuar nga qarkullimi 57 automjete, prej të cilave 38 për shkak të skadimit të regjistrimit deri dhe mbi 30 ditë dhe 19 për defekte teknike të konstatuara kryesisht në pajisjet e frenimit.

Muajin e kaluar janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 246 drejtues mjetesh, nga të cilët 142 drejtonin pa patentë shoferi, 29 nën efektin e alkoolit, 57 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet ligjore, 3 me kategori të papërshtatshme dhe 15 me masën mbrojtëse ,,ndalesë“ të vlefshme për drejtim të automjetit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar përkohësisht 6 vetura, të gjitha për shkak të afatit të regjistrimit të skaduar prej më shumë se gjashtë muajsh, 67 patentë shoferë dhe 41 leje qarkullimi të komunikacionit, ndërsa “shërbimi i merimangës” Tetovë, ka marrë gjithsej 254 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Në muajin mars, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë sanksionuar gjithsej 793 shpejtësi tej normave të lejuara, përkatësisht për shpejtësi të papërshtatur sipas kushteve të rrugës, 39 vozitës të cilët kanë tejkaluar në mënyrë të kundërligjshme, 31 që nuk kanë respektuar përparësistë ndaj këmbësorët etj. Të gjithëve u janë përgatitur parashtresat e pparapara me ligj dhe do të përballen me gjoba dhe masa të tjera, heqje të përkohshme të patentë shoferit dhe të ngjashme.