Reagon ish partnerja e Stresit: Punoj 5 ditët e javës në bankë

Që nga dita e djeshme në media kanë qarkulluar lajme se ish partnerja e Stresit punon në klube të natës.

E sot ka reaguar edhe këngëtari ku është shprehur se Kejsi është vajzë e ndershme, shkruan lajmi.net.

Pas Stresit ka reaguar edhe vetë Kejsi.

Ajo u shpreh se nuk duhet të diskutohet puna e saj në Shqipëri pasi nuk është fytyrë publike.

Përmes një postimi në ‘Instastory’, u shpreh se asnjëherë nuk e ka mohuar punën që bën e madje ka punuar që 18 vjeç.

“Punoj 5 ditët e javës në bankë dhe pasi mbaroj aty, punoj edhe në lounge. Jam shumë krenare se nuk jam shtirur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në darka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër”, shkroi ajo./Lajmi.net/