Spasovski: Tigrat nuk do të kenë uniforma në shqip!

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka sqaruar se me Dekretin e miratuar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, nuk parashihet ndryshimi i uniformave policore edhe për njësitet që veprojnë në nivel republikan – siç është rasti me Tigrat.

Shqip do t’i kenë uniformat vetëm policët që veprojnë në komunat apo qytetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, transmeton TV21.

“Bëhet fjalë në nivel lokal, për emblemat e uniformave në nivel lokal në qytetet ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Ndërkaq, në shërbimet qendrore, të shtrira në tërë shtetin, nuk do të ketë asnjë ndryshim në pjesën e uniformave, njëjtë do të ndodh edhe në Njësitin e Tigrave”, tha Spasovski.