Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Çeke në vend, z. Jaroslav Ludva

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Çeke në vend, z. Jaroslav Ludva

Sot, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Republikës Çeke, z. Jaroslav Ludva.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe zhvillimet rajonale, ndërkaq u bisedua edhe për procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Poashtu, temë e diskutimit ishin edhe marrëdhëniet ndëretnike në vend. Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari Thaçi siguroi Ambasadorin Jaroslav Ludva se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.