Spasovski: Po zhvillohet hetim për Mijallkovin, detajet do të jepen kur do të ketë mundësi ligjore

Në tërësi po zhvillohet hetim në kuadër të Prokurorisë publike, të gjitha aktivitetet që jemi të obliguar t’i kryejmë, të sigurojmë dëshmi etj, i paraqesim dhe I parashtrojmë në Prokurorinë publike, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me rastin e Sasho Mijallkovit.

“Kur të ketë mundësi ligjore për t’u ndarë këto hollësi me opinionin, sigurisht se kjo do të bëhet”, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se deri ku është procedura me Mijallkovin, ministri Spasovski, i cili sot në mëngjes është për vizitë në Sektorin për punë të brendshme Kumanovë dhe në kontroll të aktiviteteve ndërtimore të objektit.