Pamje të rralla: Momenti kur Adem Jashari niset për në luftë

Kjo video e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, dhe e përpunuar nga Milaim Zeka, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion.

Dukej sikur po niseshin në dasmë dajë e nip që nuk u ndanë deri në vdekje.

Ademi e Daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj.