Spasovski nuk pret rritje të valës së emigrantëve

Tani për tani nuk ka pritshmëri se mund të vjen deri te një situatë e rritjes së valës së emigrantëve, por nëse vjen deri te hapja e rutës dhe rritjes së numrit të refugjatëve ata vetë mund të transitojnë ose të jenë me qëndrim të përkohshëm deri 72 orë, ka deklaruar sot kryeministri Oliver Spasovski.

Sipas Spasovskit, sistemi për përballje të mirë me krizën eventuale të emigrantëve funksionon vazhdimisht dhe të gjithë institucionet kompetente janë maksimalisht të përkushtuar në përballjen me rritjen eventuale të emigrantëve.

“E dini cili është qëndrimi i politikës së Qeverisë lidhur me emigrantët, ne jemi vend transitor, kemi dy Qendra transitore, Vinojug dhe Tabanoc dhe nëse vjen deri te hapja e rutës ose rritja e fluksit të refugjatëve nëpër RMV mund vetëm të transitojnë ose të vendoset qëndrim i përkohshëm deri 72 orë”, ka thënë Spasovski.