Spasovski: Nuk është i madh numri i atyre që nuk kanë nënshtetësi

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka deklaruar se në bazë të analizave të MPB-së, nuk është numri i madh i personave të cilët nuk kanë nënshtetësi.

“Kemi bërë analizat tona në bazë të njohurive tona që i kemi në MPB. Njëra grup është prej disa 800 persona që nuk kanë asnjë dokument dhe ndodhen në territorin e shtetit tonë ose të ashtuquajtur fantom, për të cilat të gjithë po flasin në opinion, për ato tashmë është tejkaluar problem për regjistrim në Librën amë e të posalindurve dhe në fitimin e të gjitha të drejtave tjera që dalin nga ajo, që të mund normalisht ti realizojnë të drejtat si shtetas të RMV-së. Kemi analiza edhe në një segment tjetër, nuk donë të thotë se janë disa numra të sakta deri në fund, do duhej pra kur të përfundoj procesi i ndryshimit të ligjit dhe për atë ka nevojë ose gejtja e mekanizmave të duhura, që vërtetë të vijmë në numra të saktë përmes paraqitjeve të caktuara. Megjithatë mendoj se ky nuk është numër i madh, që nuk kanë shtetësi dhe jetojnë në territorin e vendit. Nesër do të flasim në takim, pas takimit do të kemi informacione për atë se çfarë është folur, çfarë është dakorduar dhe cilat hapa duhet ndërmarrë”, ka deklaruar ministri i Punëve të Bredshme Oliver Spasovski, raporton SHENJA.