Rama: Do shkojmë deri në 30 mijë vaksinime në ditë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar mesditën e kësaj të marte qendrën e vaksinimit në Laç, ndërsa ka qenë i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Mes të tjerash Rama u shpreh se Shqipëria mund të shkojë lirshëm deri në 30 mijë vaksinime në ditë.“Tani që kemi siguruar sasitë, me 20 mijëshin e arritur dje jemi vetëm në fillim dhe besoj mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë vaksinime në ditë. Pa problem! Që do të thotë që në një kohë shumë më të shpejtë nga çfarë ne e kishim parashikuar mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllin pjesën më vulnerabël. Pastaj pjesa tjetër na jep më shumë kohë”, tha Rama.