Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski tha se mbrja e kaluar ka qenë ndër më të qetat, pa vepra penale dhe pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike.
Spasovski thotë se qytetarët festuan vitin e ri me përgjegjshmëri.
“Mbrëmja e vitit të ri ishte ndër më të qetat, pa shkelje të rendit dhe qetësisë pulbike dhe pa vepra penale. Kjo ka ndodhur edhe në SPB Manastir. Në Prilep gjithashtu ishte ndër festat ku është festuar me qetësi, ashtu si; ka qenë në nivel shteti. Kishim shkelje të rendit dhe qetësisë publike në Shkup, dhe po ashtu edhe një aksident që për fat të mirë nuk ka viktima”, tha Spasovski.
Ai falënderoi qytetarët që festuan në mënyrë festive ashtu siç kishin qenë thirrjet e ministrisë për festim me përgjegjësi dhe në mënyrë të qetë dhe pa incidente.