Spasovski: Investuam në Likovë mbi 2,9 milionë euro infrastrukturë rrugore

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski mbrëmë në Opaj të komunës së Likovës theksoi se Qeveria e udhëhequr nga LSDM gjatë 4 viteve ka investuar mbi 2,9 milion euro për mbi 19 km infrastrukturë rrugore në komunën e Likovës. Ai theksoi se kanë investuar 1,3 milion euro për rrugën Opaj – Bellanoc – Stançiq me gjatësi 16 km, zgjerimin dhe rikonstruimin e rrugës Mateç – Likovë si dhe investime tjera. Ai këto i bëri të ditur gjatë aktiviteteve në terren me moton “Më e mira për komunën tonë”.
Ai theksoi se LSDM angazhohet në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat në vend. (INA)