Spasovski: Falënderojmë BE-në për ndihmën në luftën kundër Kovid-19

“Falënderim për ndihmën që morëm nga BE-ja, ne zgjodhëm të ardhmen evropiane, hapërojmë drejtë qëllimeve tona që një ditë të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Jemi bërë anëtarja e 30 e NATO-s dhe këtë vit fillojmë negociatat për anëtarësim në BE”, tha Spasovski.

“Punojmë për një të ardhme të përbashkët në të mirë dhe në të keqe. Kovid-19 të ka shkaktuar pasoja të paparashikueshme, por solli edhe diçka pozitive, duke treguar se kontinenti evropian ka diçka të përbashkët. RMV në këtë periudhë të koronës u bind se BE-ja ka ndarë brengën dhe ndihmën, sikur të ishim pjesë e familjes evropiane. Vlerësojmë edhe bashkëpunimin në riatdhesimin e qytetarëve tanë”< tha Oliver Spasovski, kryeministër. Spasovski më tej u shpreh se momenti që kjo ceremoni po zhvillohet para spitalit “8 shtatori”, paraqet një mirënjohje ëpr të gjithë punonjësit shëndetësorë, për luftën dhe përpjekjet e tyre të pa-kompromis që të shpëtojnë jetë dhe të shpëtojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut.