Spasovski: Akvititetet zbuluese për krimin janë rritur për 11 përqind

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot deklaroi se aktivitetet zbuluese për krimin në përgjithësi janë rritur për 11 përqind në nëntë muajt e parë të vitit 2023, në krahasim me vitin e kaluar.

Ai tha se në pjesën e vjedhjeve të rënda, gjatë vitit 2023 ka pasur ulje të kësaj vepre penale për 28 përqind, në krahasim me vitin 2022.

“Krahas kësaj, shkeljet në vitin 2023 në fushën e rendit dhe qetësisë publike janë ulur me 17% krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2022. Gjithashtu, përsa i përket sigurisë në komunikacion, me kënaqësi mund të konstatoj se është shënuar një ulje prej 3% e aksidenteve në komunikacion me pasoja më të rënda dhe vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti janë realizuar 783 aktivitete parandaluese me tema të ndryshme në zonën e SPB Veles”, informoi ministri Spasovski.

Ai thotë se në periudhën në vijim do të vazhdojë dinamika në rritje si e aktiviteteve parandaluese ashtu edhe të masave represive në këtë fushë, ndërsa takimet me qytetarët në kuadër të “Kabinetit të Hapur” do të jenë motiv për rezultate edhe më të mira.