Southgate i paqartë për të ardhmen e tij

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate nuk e di se çfarë do ndodh me të ardhmen e tij.
‘Tre Luanët’ mbrëmë u mposhtën 2:1 nga Franca dhe u eliminuan nga Kupa e Botës.

Pas kësaj humbje trajneri i Anglisë u shpreh i paqartë në lidhje me të ardhmen e tij.

“Këto turne ju marrin shumë dhe më duhet pak kohë për të reflektuar. Mendoj se kjo është gjëja e duhur për të bërë”, tha fillimisht ai.

“Ka nevojë për pak kohë për t’u siguruar që të gjithë të marrin vendimin e duhur”, shtoi ai për të ardhmen e tij.

Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi final në lidhje me të ardhmen e anglezit.