Kane pas humbjes së penalltisë: Do të marr përgjegjësinë

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane ka komentuar pas ndeshjes ndaj Francës.
Anglia u mposht 2:1 dhe u eliminua nga Kupa e Botës, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i ‘Tre Luanëve’, Harry Kane kishte mundësin për të barazuar shifrat në 2:2, por në penalltinë e dytë nuk ishte i saktë.

“Bëhet fjalë për një detaj të vogël për të cilin do të marr përgjegjësinë. Nuk jam i shqetësuar për skuadrën dhe se si do të ndikojë tek ata. Ne kemi talent të madheje ”,tha fillimisht anglezi.

Penalltia e tij e parë e kishte barazuar Kane me rekordin e shënuesve të Anglisë të Wayne Rooney prej 53 golash.

Por ai nuk ishte në gjendje të kalonte Rooneyn dhe të çonte çerekfinalen e së shtunës në kohën shtesë.

“Unë jam gjithmonë dikush që përgatitet për të marrë një ose dy penallti në një lojë, gjithmonë kam një ide se çfarë dua të bëj.

Nuk mund të fajësoj përgatitjen time apo diçka të tillë, ishte vetëm ekzekutimi natën. Gjuajtja e parë ishte e mrekullueshme, të dytën nuk e godita aq sa doja”, përfundoi ai.