Sotirova-Buhova: Tashmë janë caktuar vendime në institucionet ku janë hasur parregullsi gjatë kontrollit inspektues

Gjatë kryerjes të më shumë se 700 kontrolleve inspektuese në institucionet shëndetësore private dhe publike, atje ku janë konstatuar parregullsi të caktuara tashmë janë caktuar vendime dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) vazhdon me kontrolle pas vendimeve tashmë të sjellura.

Këtë sot e theksoi drejtoresha e ISHSSH-së, Irinka Sotirova-Buhova, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp të kryetares së Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashkoska.

Në lidhje me rastin e rishitjes së dorezave nga Klinika për Nefrologji, Sotirova-Buhova tha se atje menjëherë do të fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme inspektuese.