Hapja e kufijve me BE-në akoma nuk është në rend dite

Në brifingun e gazetarëve sot në Bruksel nga Këshilli i BE-së u tha se akoma nuk dihet se kur do të hapeshin kufijtë e jashtëm të BE-së për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri.
Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së takohen çdo javë dhe e vlerësojnë zhvillimin e gjendjes me virusin.

Tani për tani fokusi është vënë në hapjen e fillimisht të kufijve të brendshëm të BE-së.

“Është e vërtetë se kjo është çështje e madhe, është e qartë se paraqet problem pasi pushimet po afrojnë dhe është problem edhe për Ballkanin Perëndimor, por tani për tani nuk ka vendim, prioritet kryesor janë preokupimet sanitare, por tema shqyrtohet çdo javë”, deklaroi një diplomat i lartë i BE-së./MIA