Sot protestë para MASH-it

Sot para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të protestojnë anëtarë të Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë.

Në njoftimin e Sindikatës thuhet se kjo protestë vjen pasi Ministria e Arsrimit dhe Shkencës nuk realizoi kërkesat e tyre.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me Konceptin e ri në arsim, pagat e arsimtarëve të jenë në përputhje me Marrëveshjen kolektive dhe të paguhet më së voni deri në datën 10 të muajit dhe kërkojnë pagesë të regresit të pushimit vjetor (k-15).