Sot për herë të parë Albin Kurti shkon në Shqipëri si Kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitën e parë jashtë vendit do ta bëjë sot në Shqipëri. Fillimisht ai do ta takojë homologun e tij, Edi Rama.

Po ashtu, gjatë vizitës kryeministri Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njofton Klan Kosova.